Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një shqiptare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Mediat greke bëjnë me dije se 29-vjeçarja mund t’i ketë dhënë fund jetës së saj, pasi është gjetur e varur me litar. Mësohet se ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forcë të policisë në banesë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje kaq të rëndë, teksa autoritetet greke raportojnë se e reja qëndronte e vetme dhe familjarët nuk kishin denoncuar humbjen e kontakteve me të.