Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 36-vjeçare në banesë. Sipas mediave fqinje, shqiptari e ka mbytur të shoqen me duar pas një debati të fortë në shtëpi.
Policia mbërriti menjëherë pas denoncimit nga fqinjët dhe gjeti 36-vjeçaren të shtrirë në tokë. Ajo u dërgua në spital në urgjencë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.
Mësohet se çifti i shqiptarëve gjithashtu kishin dhe një fëmijë të mitur. Shqiptarët punonin në bujqësi, teksa nga informacionet e para, nuk dihet ende shkaku i debatit mes tyre.
/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/