Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos, Greqi ku një 40-vjeçar ka qëlluar me dy plumba ish-të dashurën e tij. 31-vjeçarja me profesion mësuese u zu në pritë nga ish-partneri i cili po e priste brenda një makine me qera së bashku me një person tjetër dhe ka qëlluar drejt saj pasi ajo doli nga makina e saj.
Ai qëlloi me ftohtësi ndaj ish-të dashurës dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Por menjëherë pas kësaj, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në një distancë të shkurtër nga shtëpia e viktimës, pasi kishte kryer vetëvrasje.
Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se ‘nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau’. Viktima ishte një mësuese në një departament të arsimit special, dhe ajo kishte pasur një marrëdhënie personale me autorin, të cilën dyshohet se e ndërpreu rreth një muaj më parë.
Burrat e Sigurimit të Rodos mbërritën në vendin e krimit dhe gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 31-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.
/Priza.al/