E rëndë në Greqi! E zuri poshtë masivi i dheut, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi ku një 50 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në ishullin e Korfuzit. Mësohet se shqiptari ka qenë duke punuar kur një masiv dheu e ka zënë poshtë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Sidarit gjatë punimeve në një pishinë, teksa ndërtonin një kompleks hotelerie.

Edhe pse punëtori fatkeq është nxjerrë me shpejtësi nga ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendngjarje me 4 automjete, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *