E rëndë në Greqi/ Gjendet një trup i dekompozuar brenda në fuçi, dyshohet se i përket një shqiptari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ishullin grek të Kretës. Policia ka gjetur një trup të dekompozuar në një fuçi plastike.

Rasti nuk është i njohur, por mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhdukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhdukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e ndonjë emigranti të huaj, por edhe kjo është një teori e momentit.

Policia thotë se nga ekzaminimet mjekësore nuk janë konstatuar dëmtime të dukshme, psh nga ndonjë armë zjarri. Sipas tyre vrasja mund të jetë bërë me anë të mbytjes. Rezultatet e ADN-së pritet të zbulojnë kush është ky njeri, i cili u gjet rastësisht në një fuçi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *