Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi një dtë më parë. Mediat greke raportojnë se ditën e djeshme një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në det me shenja dhune.
Bëhet fjalë për të renë e quajtur Garyfallie, që sipas dëshmitarëve është vrarë nga i dashuri i saj. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi.
Ai ka deklaruar se debati mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva i sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij nga dalë prej aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.
30-vjeçari ka pohuar se është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes i frikësuar. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetëvrasje. Ndërkohë, pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garyfallia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.