Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar ka mbetur i vrarë.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kasandrës, në Halkidiki. Sipas informacioneve të protothema.gr, vrasja ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten, 20 tetor kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një grindje me të, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare.
Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Kur 53-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Qendrën Shëndetësore Kassandra, tashmë ishte vonë dhe u konstatua i vdekur. Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros.