Holanda është tronditur nga një rast i frikshëm, ku një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin.
30-vjeçari Theodore B. dyshohet se ka pranuar aktin e tij para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.
Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se janë kryer mes marsit të vitit 2020 dhe majit të vitit 2022 në spitalin Wilhelmina në Assen.
30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten u la në paraburgim edhe për një muaj tjetër. Hetimet për vdekjet e raportuara vijojnë ende. Tashmë autoritetet po përpiqen të zbulojnë përmes të dhënave të spitalit se sa vdekje të pacientëve kanë ndodhur kur personi në fjalë ishte në detyrë.