Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytetin e Indisë ku një qendër tregare katër katëshe është përfshirë nga flakët duke shkaktuar të paktën 27 viktima.
Dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga ndërtesa, e cila përmban kryesisht dyqane, thanë autoritetet indiane.
Ndërtesa ndodhet në zonën Mundka në Nju Delhi.
Shkaku i zjarrit dhe detaje të tjera nuk dihen ndërsa më shumë se 20 zjarrfikëse po përpiqeshin të shuanin flakët.
“Të shqetësuar nga aksidenti tragjik i zjarrit në një ndërtesë pranë stacionit të metrosë Mundka në Delhi. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkroi në Tëitter presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind.
Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe normat e sigurisë shpesh shpërfillen nga ndërtuesit dhe banorët.
Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik përfshiu një ndërtesë në Nju Delhi dhe vrau 43 njerëz./REL