Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave lokale, një i ri, rreth 25 vjeç me origjinë nga Bangladeshi është gjetur me kokë të prerë në dhomën e tij të gjumit, në një shtëpi në Torino.
Këto detaje janë dhënë nga policia, e cila sqaron edhe identitetin e viktimës. Ai është Mohammad Ibrahim, ndërsa trupi i tij u gjet nga një bashkëjetuesi i tij, po nga Bangladeshi.
Bashkëjetuesi i viktimës dhe persona të tjerë, disa nga Bangladeshi po merren në pyetje nga policia, e cila kërkon të zbardhë ngjarjen e rëndë.