Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 20:30 në sacionin e trenit të Bogliasco në Genova të Itali ku mësohet se një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një tren i cili po futej në stacion.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ku shqiptari u mor para nga treni pasi ishte duke ecur në shina në rrjedhën e sipërme, drejt Sestri Levante dhe i cili më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë pas stacionit hekurudhor Bogliasco.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca të ndryshme por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shqiptarin pasi ai kishte ndërruar jetë në vend.
Aktualisht është e pamundur të vërtetohet nëse bëhet fjalë për një fatkeqësi apo një tjetër eventualitet si për shembull vetëvrasje ndërkohë që policia po vijon hetimet për ngjarjen.
I gjithë qarkullimi hekurudhor është ndalur në seksionet lindore, në stacionin Bogliasco altoparlantët përsërisin se “për shkak të konstatimeve të policisë gjyqësore, qarkullimi i trenave është ndërprerë.