E rëndë në Japoni! Ndërrojnë jetë 27 persona, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme në klinikën psikiatrike

Rreth 27 persona vdiqën në Japoni pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtese në periferi të qytetit Osaka. Policia japoneze është duke i hetuar shkaqet e mundshme të zjarrit, deri më tani besohet se dikush mund ta ketë vënë zjarrin qëllimisht.

Sipas mediave lokale, viktimat e këtij incidenti pësuan sulm “kardio-pulmonar”, term ky që shpesh përdoret në raportet preliminare para se vdekja të konfirmohet zyrtarisht. . Nga kati i katërt i pallatit, sipas zjarrfikësve janë nxjerrë 17 burra dhe 10 gra, të gjithë pa shenja jete. Policia u informua gjithashtu se zjarri kishte rënë nga lëngu i shpërndarë nga një qese letre që mbante një burrë rreth të 60-tave.

Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregonin shumë tym derisa kati i katërt i ndërtesës u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vend të ngjarjes dhe shuan zjarrin pas pothuajse 30 minutash.

Ndërtesa në Osaka e cila u përfshi nga zjarri ndodhet në një zonë të ngarkuar komerciale. Në vitin 2019, Japonia u prek nga tragjedia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Një burrë i vuri flakën një studioje filmike në Kioto derisa 36 persona vdiqën në këtë incident.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *