Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte në një pallat. Ai ka rënë nga lartësia e ndërtesës duke ndërruar jetë menjëherë. Nuk dihet nëse punëtori ka qënë i siguruar apo jo.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/