E rëndë në Kolorado/ Sherr mes bandave, plagosen gjashtë të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Kolorado. Gjashtë të miturit janë plagosur pas të shtënave ma armë zjarri.

Fatmirësisht fëmijët e moshës 14 deri në 17 vjeç, janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por besohet se sulmi është i lidhur me bandat e qytetit. Nisur nga dëshmitarët, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë dhe dyshohet për disa persona.

Sipas Departamentit të Policisë, incidenti nuk ndodhi brenda shkollës, por vetëm në veri të Nome Park.

Policia fillimisht postoi në Twitter se shkolla e mesme ishte në mbyllje, por më vonë tha se ishte në një perimetër të sigurt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *