Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti fizik. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.