E rëndë në Korçë, 55-vjeçari humbet jetën brenda në lokal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 55-vjeçar ka ndërruar jetë papritur në ambientet e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen nr1.

Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *