E rëndë në Korçë! Banesa përfshihet nga flakët, dyshohet për një viktimë

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme dhe paraprakisht dyshohet se ka një viktimë.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites së sotme dhe ende nuk dihen rrethanat se si ka shpërthyer zjarri në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë arritur të largohen, ndërsa një prej tyre është bllokuar brenda dhe dyshohet të jetë djegur, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *