Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, pasi një fëmijë njëvjeçar është mbytur.
Burime për median bëjnë me dije se foshnja ka rënë në pishinë në fshatin Likoshan, si dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është konfirmuar nga drejtori i QKMF-së në, Ismet Bogiqi.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq, ende nuk dihen detajet e tjera të ngjarjes.