Një i burgosur 28 vjeç ka mbërritur i vdekur në Spitalin Rajonal të Lezhës mbrëmjen e sotme. Duke iu referuar burimeve nga policia u raportua se ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe arsyet pse ishte në burg.