E rëndë në Mat/ Përdhunoi të miturën dhe e kanosi, arrestohet 47-vjeçari pas 2 javësh

Një 47-vjeçar me banim në Mat ka rënë në prangat e policisë pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur 12-vjeçe. Po ashtu dyshohet se autori me inicialet U. C,  e ka kërcënuar atë për të mos treguar.

Abuzimi sipas policisë ka ndodhur dy javë më paër. Dje 47 vjeçari e ka kërcënuar të miturën që të mos tregojë, por ajo u ka treguar familjarëve. Bashkë me to ditën e djeshme e mitura ka bërë kallëzim në komisariat duke treguar ngjarjen.4 7 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”, thotë policia.

Ngjarjet e rënda të abuzimit seksual janë kthyer në kambanë alarmi në vend. Vetëm dje u raportua një tjetër rast në Durrës, ku u arrestua një 50 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *