Një 57-vjeçar ka kanosur me thikë dy punonjës të doganës në pikën kufitare të Morinës.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet S. D., 57 vjeç, banues në Kosovë ka kanosur me mjet thikë dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në pikën kufitare të Morinës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kukës
Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë.