Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Norvegji, duke terrorizuar vendin nordik. Mediet botërore raportojnë se një burrë ka vrarë disa persona dhe plagosur disa të tjerë, teksa ka dalë në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe ka nisur të sulmojë qytetarët.
Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.
“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm”, njoftoi policia, e cila nuk dha numrin e viktimave.
“Për fat të keq mund të konfirmojmë se ka disa të plagosur dhe gjithashtu për fat të keq disa të vrarë në këtë episod,” tha zyrtari i policisë lokale Oyvind Aas në një konferencë shtypi.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve, por kanë pohuar se ka disa skena krimi në zonë. Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar ka lëvizur në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kanë kaluar pranë.
Motivi i sulmit, i cili ndodhi në disa vende në qendrën e qytetit të Kongsberg, nuk dihet ende, por kuptohet që zyrtarët po hetojnë një motiv të mundshëm terrorist.
#BREAKING
Several People Killed in ‘Bow and Arrow’ Attack in #Norway #Sputnik #BreakingNews https://t.co/lljU6TlRG2 pic.twitter.com/VGmhPw0nn3
— ? Sarwar ? (@ferozwala) October 13, 2021
/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/