Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku A. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se ishte në gjendje depresive ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.
Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.