Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pogradec.
Shtetasi me iniciale H. Ç., 83 vjeç dyshohet se është vetëvarur, si dhe vuante nga depresioni.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2022, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është vetëvarur shtetasi H. Ç., 83 vjeç, i cili nga deklarimet e mara dyshohet se vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.