Një 47-vjeçar që punonte si shpërndarës picash ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Selanik të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se 47-vjeçari ishte në punë si gjithmonë dhe po dërgonte një porosi në momentin që një makinë e përplasi anash.
Mjeti drejtohej nga një 21-vjeçar shqiptar, i cili sapo aksidentoi burrin me motor u largua nga vendi i ngjarjes. 47-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ndërsa shqiptari u vu në pranga disa orë pas shpalljes së tij në kërkim.
/Priza.al/