Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Teksas të SHBA-ve. Anëtarët e një familjeje janë vrarë në shtëpinë e tyre në Houston, teksa ka mbijetuar vajza e tyre 10-vjeçe.
Vajza arriti që të shpëtonte pasi u shtir si e vdekur mes familjarëve që tashmë kishin ndërruar jetë. Mësohet se babai i saj, nëna dhe motra 6 vjeçe, humbën jetën pasi morën nga një plumb në kokë, ndërkohë që ajo arrit të shpëtonte.
Pasi autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, vajza arriti që të merrte në facetime gjyshërit e saj në telefon, duke i treguar skenën makabre. Fatmirësisht i palënduar mbeti edhe vëllai i saj më i vogël, 1 vjeç.
Ndërkohë, familja kishte dhe një djalë 8 vjeç, i cili në momentin që ndodhi krimi ishte te xhaxhin e tij.
Aktualisht policia po heton në lidhje me vrasjen e 3-fshitë, ndërsa nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes.