E rëndë në SHBA! Nëna iku të merrej me kanabisin dhe e mbylli në makinë, 3-vjeçarja ndërron jetë nga temperatura e lartë

SHBA/ Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kaliforni ku një 3-vjeçarje ka ndërruar jetë pasi nëna e saj e kishte mbyllur në makinë dhe vet kishte shkuar të kultivonte kanabis. Sipas mediave vendase vogëlushja ka ndërruar jetë nga asfiksia pasi ka qëndruar e mbyllur në makinë për tri orë në temperaturë 37 gradë Celcius.

Nëna e vajzës, e identifikuar si Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe është arrestuar nga policia dhe po akuzohet për neglizhencën e treguar ndaj të bijës.

Gjatë kontrollit të banesës së 28-vjeçares, policia ka gjetur 80 fidanë me bimë kanabis si dhe rreth 215 kilogramë kanabis të përpunuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *