Një burrë është vrarë në Los Angeles, pasi tentoi të shtypë me makinë disa këmbësorë. Mediat vendase shkruajnë, se autori është identifikuar si Melgin Santos.
Ky i fundit është nxjerrë me forcë nga një restorant, pas sherrit me një klient. Më pas, ai ka marrë makinën dhe ka tentuar të shtypë këmbësorët e rastit dhe të futet brenda restorantit.
Por nuk ia arriti dot këtij qëllimi, pasi u përplas me një objekt afër restorantit, e më pas katër burra e nxorën jashtë dhe e dhunuan deri në vdekje.
Kur mbërriti policia, e gjeti atë pa shenja jete. Hetuesit thanë se ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga goditja me mjete të forta.
/Priza.al/