E rëndë në Shkodër, i riu qëllon me armë drejtë fëmijëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një i ri rreth 30-vjeç ka qëlluar me armë zjarri drejtë një grupi fëmijësh, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *