E rëndë në Shkup, 40-vjeçari vret me thikë nënën dhe gjyshen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut ku një 40-vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe gjyshen e tij në banesë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e 40-vjeçarit me iniciale J. M, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e këtij krimi.

Njoftimi i Policisë së Shkupit:

Sot pasdite, zyrtarë të stacionit policor në Karposh i kanë hequr lirinë M.J. (40) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se në një banesë në rrugën “Ruzveltova” në Shkup, me lëndë të mprehtë ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij, të moshës rreth 60 dhe 80 vjeçare, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *