E rëndë në Shkup/ Dy të mitur përdhunojnë fëmijën 8 vjeç, filmojnë skenën dhe e shpërndajnë

Një fëmijë i moshës tetë vjeçare nga Shkupi është përdhunuar nga dy të mitur, të cilët, ngjarjen e kanë incizuar me telefon dhe më pas e kanë shpërndarë tek shokët e tyre.

Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar e ka paraqitur rastin në rajon në Bit Pazar.

Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë marrë dëshminë nga të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeç në prani të prindërve të yre, duke dokumentuar rastin dhe ngritur kallëzim.

Për shkak se të dy të dyshuarit janë të mitur, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *