Një 48-vjeçar me inicialet E.T., është gjetur i pajetë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.
Unifromat blu bëjnë me dije se të ndjerit i është gjetur një mjet identifikimi në xhepin e rrobave. Sakaq, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.