Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku tre persona kanë dhunuar dhe kanë tentuar të djegin me benzinë një 16-vjeçare, e cila ishte ish-bashkëjetuesja e një prej autorëve.
2 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa 25-vjeçari është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.