Një 65- vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.
Shtetasi me iniciale P. P., dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.