E rëndë në Vlorë! 23-vjeçarja shkon për t’u shëruar në spital por gjen vdekjen gjatë operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e djeshme ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës gjatë një ndërhyrje kirurgjikale.

23-vjeçarja me emër Brisilda Sadushi është paraqitur në gjendje të rëndë një natë më parë në spitalin e Vlorës, me infeksion në zorrë.

Sadushi u fut menjëherë në sallën kirurgjikale, por pas ndërhyrjes ka kaluar në gjendje shoku e më pas humbi jetën.

Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh mund të ketë pësuar e reja që i kanë shkaktuar vdekjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *