E rëndë në Vlorë, dhëndri plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin, reagon policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti për motive të dobëta R. K., ka plagosur me thikë vjehrrin dhe kunatin, 60 dhe 30-vjeç.

Uniformat blu raportojnë se të plagosurit janë Xhevdet Braushi 62-vjeç dhe djali i tij Albion Braushi 30-vjeç të cilët janë dërguar më urgjencë në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *