E rëndë në Vlorë! Krim brenda familjes, raportohet për dy viktima

Një vrasje brenda një familjeje ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, në fshatin Llakatund ku nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij.

Policia e Vlorës ka dhënë detaje paraprake mbi vrasjen e dyfishtë që ka tronditur Vlorën pasditen e sptme. Sipas njoftimit, G. K, ka vrarë xhaxhain e tij, J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *