E rëndë në Vlorë/ Një i moshuar gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pavarësia” të qytetit Vlorë. Pas ekzaminimit të policisë viktima nuk kishte shenja dhune.

Dyshimet e para janë se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”,  Vlorë është gjetur pa shenja jete, në banesën  e tij  shtetasi  R. P.,  72 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *