Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Selenicë të Vlorës. Mësohet se një turist anglez ka humbur jetën teksa bënte hiking.
Shtetasi anglez me inicialet A.R., 49 vjeç është rrëzuar nga motoçikleta buzë lumit Shushicë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tipit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
/Priza.al/