Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40-vjeçare indiane ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë pasi e kishte kapur frika se babai do ta merrte me vete në Indi.
Fatmirësisht vajza është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 40-vjeçarja është vënë në pranga me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Ajo pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare e hodhi nga dritarja e katit të tretë.
40-vjeçarja, i cili kishte tentuar edhe vetëvrasjen, dyshohet se ka vepruar nga frika krejtësisht imagjinare dhe e pabazuar se babai i fëmijës do të shkonte në Indi me vajzën.
Vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Ankonës në “prognozë të rezervuar dhe kushte të qëndrueshme.”
Ajo mendoi se i shoqi donte ta merrte vajzën e tij në Indi dhe në mënyrë të dëshpëruar e hodhi fëmijën nga dritarja. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, 1 maj.
Kur mbërritën policët, gruaja po tentonte të hidhej nga dritarja. Ajo u ndalua dhe u transportua në spital, ndërsa vajza e saj e vogël ishte në tokë, gjallë dhe u dërgua me helikopter në spitalin Torrette dhe më pas u transferua në Salesi.
Vajza e vogël ndodhet ende në spital por jashtë rrezikut për jetën. E ëma, nga ana tjetër, ruhet në pavijonin e psikiatrisë së spitalit Macerata, në dispozicion të prokurorëve që kryejnë hetimet.