Një gjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 12-vjeçar është paraqitur në urgjencë, pasi kishte pirë doza të mëdha ibuprofeni.
Vogëlushi nga Ukraina mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës. 12-vjeçari me inicialet V.K., është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg.
Për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament. Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid.
Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme, por për mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.
12 vjecari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.