Një lajm i rëndë vjen nga Spanja, ku një nënë 32-vjeçare nga Shqipëria ka vrarë fëmijën e saj 2-vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë edhe mbi binjakun e tij.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ditën e shtunë ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej i pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.
Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.
Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare.