Lauren dhe Graham Dickason emigruan me fëmijët e tyre nga Afrika e Jugut pak më shumë se dy javë më parë, në fund të gushtit 2021. Pas përfundimit të izolimit dhe karantinës, ata ishin transferuar në shtëpinë e tyre të re vetëm një javë më parë.
Por ajo që duhet të ishte fillimi i një aventure të re emocionuese për familjen, në vend të kësaj përfundoi në tragjedi dje kur Lauren Dickason (40) dyshohet se vrau të tre vajzat e saj, binjaket dy vjeçare Maya dhe Karla dhe gjashtë vjeçaren Liane.
Sipas raporteve në Zelandën e Re, Lauren aktualisht po mbahet në spitalin Timaru, ku është në gjendje të qëndrueshme.
Agjencia e lajmeve Staf raportoi se Graham Dikason u kthye në shtëpi rreth orës 10 të mbrëmjes dhe gjeti trupat e vajzave të tij të pajetë. Policia u thirr nga fqinjët kur dëgjuan Graham të bërtiste dhe të qante.