E rëndë/ Një 18-vjeçar shqiptar humb jetën nga një aksident automobilistik në Greqi, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin helen, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.

Mediat greke raportojnë se një motor ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.

Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *