E rëndë! Nuk dinte këngën që i kërkuan, fansat vrasin këngëtarin e njohur

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener ka mbetur i vdekur brenda ambienteve të një lokali në Ankara teksa po performonte. Këngëtari i grupit muzikor “The Boss” pati një debat me një grup personash të cilët i kërkuan të këndonte një këngë të cilën ai nuk e dinte, raportojnë mediat turke.

Situata doli jashtë kontrollit dhe personat që e sulmuan përdorën xhama të thyer. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat: “Ma vranë për një këngë. Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një këngë. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin”, ka thënë mes lotëve nëna e të ndjerit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *