Një 19-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 13-vjeçare.
Ndër të tjera bëhet me dije se blutë e Tiranës kanë vënë nën hetim edhe nëna e të miturës, pasi akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.
Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
/Priza.al/