Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në tragetin e linjës Ankona-Durrës, ku një pasagjer shqiptar 44-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka pësuar atak kardiak.
Menjëherë është bërë i mundur transportimi i tij me helikopter drejtë Italisë por sipas burimeve bëhet e dituar se pasagjeri i identifikuar si Nik Zogaj nuk ka mundur të shpëtoj dot. Trageti mbërriti 3 orë e gjysmë me vonesë në portin detar të Durrësit, për shkak se pasi është njoftuar se një pasagjer nuk ndihej mirë kapiteni i saj e ka ndaluar atë për të mundësuar ndërhyrjen e shpejtë. 44-vjeçari u transportua me helikopter në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë
.