E rëndë/ Po bënte pelegrinazh, humb jetën një person në Kishën e Laçit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laç, ku një besimtare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar në Kishën e Shna Ndout.

Mësohet se gruaja është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda. Por fatkeqësisht, viktima ende e paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se gruaja është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e kishës. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *