Vitet e fundit, të rinjtë po synojnë më shumë që të shkojnë në palestër, për të mbajtur trupin në formë. Por ndodh që të shkosh për të tonifikuar trupin, dhe përfundon në spital. Një 23-vjeçar britanik pësoi një dëmtim në një palestër në Dubai, teksa ngrente pesha të rënda.
Një video tronditëse tregon momentin kur muskujt e Ryan Crowley duket se hapen, ndërsa ul peshat drejt gjoksit. Aktualisht ai po rikuperohet nga operacioni i kryer.
View this post on Instagram
Nuk është e qartë se sa peshë po përpiqej të ngrinte ai kur ndodhi dëmtimi. Për të riparuar dëmin, Ryan duhej të operohej në King’s College Hospital në Dubai.
View this post on Instagram
Trajneri i tij krijoi një faqe GoFundMe për trajtimin e Ryan, e cila nuk mbulohej nga sigurimi i tij mjekësor. Pas operacionit, ai ka thënë në rrjetet sociale: “Një falenderim i jashtëzakonshëm shumë për të gjithë që kanë qenë të përfshirë, dhe më kanë mbështetur në këtë kohë të tmerrshme. Ka qenë jashtëzakonisht shkatërruese, e dhimbshme dhe shumë e pamundur mendërisht dhe fizikisht”.
Ai pranoi se kishte ende në shumë dhimbje pas operacionit, dhe zbuloi se i gjithë trupi ishte fryrë.
Por dëmtimi nuk i ka shkatërruar aspiratat e Ryan për të ndjekur karrierën e tij në ndërtimin e trupit, pasi ai planifikon të punojë shumë për të rikthyer funksionin e krahut të tij për çdo përdorim të përditshëm dhe përfundimisht të kthehet në palestër.
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-9406087/Eye-watering-moment-bodybuilder-rips-pec-muscle-bone-doing-bench-presses-Dubai-gym.html
Përshtatur nga Priza.al