Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimit të një videoje muzikore ku tetë modele janë përdhunuar në grup. Sipas mediave të huaja mësohet se 17 burra me kapuç janë shfaqur papritur në sheshin e xhirimit duke i kërcënuar me armë, e për më tepër duke gjuajtur edhe në ajër.
Grupi po xhironte një video muzikore ungjillore në një minierë të braktisur në provincën Gauteng, të Afrikës së Jugut dhe u përpoqën të shpëtonin nga sulmi i agresorëve duke vrapuar, por u ndaluan nga një breshëri të shtënash në ajër.
Më pas ato u detyruan të shtriheshin në tokë ndërsa grupi i burrave që mbanin kapuç iu afruan duke ju marrë telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë e gatshme dhe pajisjet e xhirimit përpara se t’i përdhunonin nga 10 herë secili.
Viktimat u përdhunuan 32 herë në total përpara se të arrinte policia e Afrikës së Jugut. Policët hynë në një përleshje me armë, ku u vranë dy minatorë dhe u plagos një tjetër, sipas Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kundërvajtjet Seksuale.
Pas shkëmbimit të zjarrit u arrestuan 65 minatorë të paligjshëm, ndërsa zëdhënësja e policisë Brigadier Brenda Muridil tha se ekuipazhi prej 22 personash (12 gra dhe 10 burra) po filmonin një video muzikore kur u sulmuan nga një grup burrash të armatosur.
Besohet se modelet kishin ardhur nga Johanesburgu aty pranë dhe ishin punësuar për vetëm një ditë.